Një dokument
01 Shtator 2008
Historia e Luftës Civile

Sot po botojmë një qarkore të KQ PKSH drejtuar komiteteve qarkore të PKSH. Në këtë qarkore të dërguar më 9 Shtator 1943, rreth 1 muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së  Mukjes dhe në një moment kur Lufta Civile vëllavrasëse ende nuk kishte filluar, duket qartë se PKSH e kishte projektuar hapjen e luftës kundër Ballit Kombëtar, me qëllimin për të marrë e vetme fuqinë. Po ashtu PKSH kishte projektuar edhe se si do ta justifikonte këtë luftë. Megjithë frazat shabllone që akuzojnë Ballin Kombëtar, duket qartë që kjo qarkore është një program për asgjësimin e Ballit me çdo kusht. Në qarkore udhëzohet se si duhet të jetë ose si duhet të paraqitet, dhe jo si është Balli Kombëtar. Kjo qarkore tregon qartë se kush e projektoi Luftën Civile dhe përse.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?
01 Shtator 2008
Astrit Lulushi, SHBA

Pluhuri shpesh shoqërohet me harresën, por vetëm kur cështja mendohet thellë, del se është pluhuri në sipërfaqe që zbulon të padukshmen. Heminguei përdori një parim të ngjashëm, ashtu si Kadareja gërvishtte pluhurin e diktaturë për t’a zbuluar atë. Eshtë i njëjti parim që u përvetësua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej me nje tyl të hollë për t’a bërë më joshës a për të shmangur censurën ndaj pronografisë. Kjo të shtyn të mendosh se shprehja “pluhuri i harresës” apo i mbulesës krijohet nga ata që  e dinë që në një periudhe të caktuar të së kaluarës, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjë për t’u regjistruar, dhe përpiqen që mbi harresën të krijojnë një histori të rremë  a të shtrembëruar.

Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmët e tij, të cilat si shenjat e gishtrinjëve, sa më të padukëshme në kohën e prekjes aq më të theksuara bëhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga një dritë e re.

Shpesh nevojitet vetëm një vështrim i tillë për të kuptuar se njeriu duhet vlerësuar jo më shumë për rezultatin sesa për punën e mundin drejt këtij rezultati. Kur Davincin e përgëzonin për pikturën MonaLisa, ata nuk e dinin se për këtë vepër artisti kishte punuar për 4 vjet. “Falë Zotit, që nuk e dijnë këtë”  thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos të tjerët talleshin. Po ashtu kritikët qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet për statujën e Balzakut dhe ende nuk e quante të përfunduar. Në historinë e artit, Rodin sot renditet si skulptori më i madh që nga koha e Mikelanxhelos.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
Ulqini dëshmi e shekujve
01 Shtator 2008
Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Ulqini, është ndër vendbanimet më të hershme të trevave ilire. Kjo dëshmohet që në periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket, lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin të ardhur nga Azia) kolkët si themeluesit e parë i Olcinium. I famshmi shkrimtar Tit Livi, e përmend Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, që mendohet se i përkasin fisit ilir të labeatëve, që gjendeshin rreth liqenit me të njëjtin emër në Shkodrën e sotme. Në shekujt në vijim, emri i qytetit të Ulqinit ka evoluar nga lashtësia e deri sot…
Epoka e bronzit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë qendër të hershme historike. Kështu nga zbulimet arkeologjike, që janë berë në periudha të ndryshme nga arkeologët vendas dhe të huaj, është përcaktuar se në dyshemetë e dheut janë zbuluar gjurmë të hershme të jetës dhe zhvillimit në përputhje me kohën, duke filluar nga tombulat dhe veglat e punës, që natyrshëm kanë përdorur të parët e këtij vendbanimi.
Nga ekspertët paleohistorik, këto gjetje arkeologjike, kanë ruajtur vijimsinë e tyre përgjatë bregdetit adriatik ose ndryshe, bëjnë pjesë në të ashtëquajturen vegla të tipit shkodran – dalmatin.

Shkruani një koment (0 komente)
Lexoni më tej...
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?
  
A duhet të hapen dosjet e diktaturës komuniste ?
  
Login Form
Username

Password

Remember me
Password Reminder
No account yet? Create one