|
24 Shtator 2008 |
|
Nga cikli: Historia e Luftës Civile
Grehoti është një fshat i Gjirokastrës ku më 14 shtator 1943 ndodhi një tragjedi e cila ka hyrë në histori. Aty u vra komandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica së bashku me 35 komandantë çetash të krahinave të jugut. Ishte kjo një humbje e rëndë për Ballin Kombëtar i cili deri në atë moment kishte patur superioritet ushtarak në zonat e jugut si Vlorë, Gjirokastër etj. Tragjedia e Grehotit erdhi si pasojë e një intrige të komunistëve, midis të cilëve Bedri Spahiu, i cili para se të bëhej komunist kishte veshur këmishën e zezë të fashizmit dhe njihej mirë me autoritetet italiane dhe me gjeneralin Kilimeno i cili urdhëroi këtë masakër.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
Krijohet Lëvizja për Bashkim |
|
24 Shtator 2008 |
Është krijuar ditët e fundit në Prishtinë Lëvizja për Bashkim (LB). Në platformën e saj kjo lëvizje pasi analizon situatën në Kosovë, në Veriun e Kosovës, në Preshevë Bujanoc e Medvegjë, në Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe pasi analizon edhe qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjen e pazgjidhur kombëtare, Lëvizja për Bashkim përcakton edhe platformën dhe qëndrimet e saj.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
24 Shtator 2008 |
Astrit Lulushi, SHBA
Një nga vecoritë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri, më 1990, ishte shoqërimi i saj me shkatërrimin deri në themel të infrastrukturës. Uzina, fabrika, qëndra prodhimi, shkolla, spitale, parqe, vepra të ndryshme u rrënuan, por jo pa iu nënshtruar më parë një plackitjeje të pashembullt. Dhe këto u kryen nga njerëz vendas, që kishin punuar rëndë për to, por që tani besonin vetëm tek vetja, askak tek Zoti, e ndoshta pak në atdhetarizëm atëhere i korruptuar me komunizëm. Ndërsa besnikëria shoqërore ishte vrarë prej kohësh. Ajo ishte zevendësuar me pabesinë duke bërë të dilnin në pah anët më negative të njeriut.
Shkruani një koment (0 komente) |
|
Lexoni më tej...
|
|
|
|
<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|